TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ – Xherdan Shaqiri nuk do të udhëtojë me “Liverpool”-in drejt Beogradit për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj “Crvena Zvezdës”.
Klubi nga “Anfield Road” e ka marrë këtë vendim për shkak të polemikave serioze, që mund të lindin në kryeqytetin serb nga prania shqiptarit, i cili është me rrënjë shqiptare të Kosovës.
Shaqiri kishte deklaruar më parë se nuk kishte asnjë shqetësim lidhur me udhëtimin në Serbi, por Jurgen Klopp ka vendosur ta lërë jashtë skuadrës së tij 27-vjeçarin, për sfidën e nesërme.
“Është një situatë, ku do të shkojmë në qytetin e Beogradit si një ekip futbolli, vetëm për të luajtur futboll”, ka thënë Klopp.
“Kemi dëgjuar dhe lexuar spekulime të ndryshme, po flasim për atë lloj pritjeje, që Shaqiri do të merrte në Beograd”.
“Megjithëse nuk kemi ide se çfarë do të ndodhte, ne duam të shkojmë atje dhe të përqendrohemi 100 për qind te futbolli. Nuk duhet të mendojmë për ndonjë gjë tjetër, kjo është e gjitha”.
“Ne jemi ‘Liverpooli’, një klub i madh, një ekip futbolli, por nuk kemi ndonjë mesazh më të gjerë se kaq. Ne duam të shmangim çdo incident”, ka theksuar ai.
/gj.m/ /a.g/





















