Ballina Aktualitet

Ankimimet kundër vendimeve të Vetingut, KPK cakton datat

TIRANË,5 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Ankimimi i prokurorit të gjykatës së Apelit, Gentian Trenova kundër vendimit të KPK që e ka shkarkuar nga detyra, do të shqyrtohet nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit më 19 nëntor.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:Kryesues: Ina Rama. Relatore: Natasha Mulaj. Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Luan Daci

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në seancën e datës 20 qershor 2018 nuk e ka konfirmuar në detyrë prokurorin e gjykatës së Apelit, Gentian Trenova, i cili është edhe një nga anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shqyrton edhe ankimimin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca kundër vendimit të KPK, më 22 nëntor.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla. Relatore: Ina Rama. Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo.

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra më datë 7 korrik gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/Ekspozita kushtuar Skënderbeut, interes të lartë nga vizitorët korçarë
Artikulli tjetërFOTO/ 50 turistë drejt lartësive të Korabit