Ballina Bota

BM – Kemi Badenoch liderja e re e konservatorëve britanikë

LONDËR, 2 nëntor /ATSH-DPA/ – Kemi Badenoch është zgjedhur kryetare e Partisë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar.

Ish-sekretarja e Biznesit u shpall fituese sot, në një event në qendër të Londrës, duke mundur rivalin Robert Jenrick me 53 806 vota kundër 41 388.

Anëtarja e Parlamentit të North West Essex do të zëvendësojë Rishi Sunak si kreun e opozitës dhe do të kërkojë të përcaktojë një rrugë të kthimit në pushtet për konservatorët pas humbjes së tyre katastrofike në zgjedhjet e korrikut.

Ata përballen me një sfidë të rëndësishme, me vetëm 121 deputetë pas zgjedhjeve që panë që partia humbi vendet ndaj laburistëve, liberal-demokratëve dhe reformatorëve.

Një sondazh i YouGov i publikuar përpara rezultatit zbuloi se katër në 10 votues kishin një pikëpamje të pafavorshme për Badenoch./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Shoqatat shqiptare në Selanik, shembull i angazhimit dhe ruajtjes së identitetit kombëtar
Artikulli tjetërManja: Ndihma Juridike Falas, akses të barabartë për çdo qytetar