Ballina Flash

Workshop në Universitetin e Arteve mbi format dhe territoret e reja të artit

TIRANË, 1 nëntor /ATSH/ Studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Artit Skenik organizuan dje në sallën Black Box, workshop-in “Formate të reja – Territore të reja të artit”.

Gjatë aktivitetit u shfaqën performanca koreografike “Perspektivë e trefishtë” dhe dokumentari “Piramida në skenë”. U diskutua gjithashtu mbi artin urban dhe sfidat e regjistrave skenikë.

Në panelin e diskutimit ishin të pranishëm studentë të sapodiplomuar si Renis Hyka dhe balerinët-koreografë Danja Kovaçi, Uesli Alushi dhe Besjana Bytyqi, të cilët ndanë përvojat e tyre artistike dhe sfidat e punësimit.

Ky aktivitet theksoi se Tirana ofron mundësi për artistët e rinj për të eksploruar forma të reja jashtë skenës tradicionale, duke promovuar eksperimentimin në të gjitha disiplinat artistike. Workshop-i ftoi artistët e rinj të angazhohen në projekte që forcojnë marrëdhëniet me qytetin.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Koka e Artemisës”, një nga ekzemplarët më të bukur të Muzeut Historik Kombëtar
Artikulli tjetërTreguesit e besimit në industri dhe ndërtim shënuan rënie