Ballina Flash

FUTBOLL – Rodri fiton Topin e Artë

LONDËR, 29 tetor /ATSH-DPA/ – Mesfushori i Manchester Cityt dhe Spanjës, Rodri ka fituar Topin e Artë për meshkuj, njoftoi ”France Football”.

28-vjeçari këtë vit ndihmoi Spanjën të fitonte Kampionatin Evropian dhe ngriti trofeun e Premier League për të katërtin sezon radhazi me Cityn.

Ai u ndihmua të ngjitej në skenë pasi mbërriti me paterica, pasi ishte përjashtuar për pjesën tjetër të sezonit për shkak të një dëmtimi në gju./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRivitalizimi i liqenit të Mbreshtanit, akses i shtuar për turistët në Berat
Artikulli tjetërFOKUS – Starmer: Ndalimi i UNRWA rrezikon përpjekjet humanitare në Gaza