Ballina Bota

KOMENT – Çfarë ndodhi me çelikun e Kullave Binjake?

NJU JORK, 11 shtator /ATSH/ – Sulmet e 11 shtatorit 2001 ishin katër sulme të koordinuara vetëvrasëse nga një grup i lidhur me Al-Kaedën për të sulmuar objektiva civile dhe ushtarake në Shtetet e Bashkuara, duke rezultuar në vdekjen e më shumë se 2 900 njerëzve, shkruan faqja shkencore Geopop.it.

Në mëngjesin e së martës 11 shtator 2001, dy nga katër avionët u ”sulën” drejt Qendrës Botërore të Tregtisë, duke u përplasur me Kullat Binjake, duke shkaktuar shembjen e tyre. Për shkak të mbeturinave dhe zjarreve kjo shkaktoi edhe shembjen e një prej ndërtesave pranë Kullave, WTC 7.

Sipas simulimeve të NIST, që është Instituti Kombëtar i Standardeve dhe Teknologjisë, dobësimi i çelikut shkaktoi kolapsin, ku zjarret prej impaktit arritën temperatura deri në 800-1000°C.

Çfarë ndodhi me çelikun e kullave binjake?

Sipas rindërtimeve të NIST, kur avioni preu kolonat, pesha u rishpërnda në strukturën që mbeti e paprekur. Në këtë pikë – përsëri sipas NIST – kullat do të kishin mbetur në këmbë nëse temperaturat brenda ndërtesës nuk do të ishin rritur.

Temperaturat e larta depërtuan shumë shpejt mes kateve edhe si pasojë e xhamave të thyer dhe hapësirave depërtuese të krijuara nga përplasja.

Pra mund të themi që çeliku në temperatura të larta humb efiksitetin dhe për pasojë katet e poshtme nuk mundën të mbanin peshën e mësipërme.

I pari që do të humbiste rezistencën do të kishte qenë çeliku i dyshemeve të kateve të goditjes. Në thelb, kjo zonë humbi aftësinë e saj për të mbështetur çdo ngarkesë dhe u shemb. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKrasniqi pret homologun polak Swirski, nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mes rregullatorëve
Artikulli tjetërHiqej si zyrtarë dhe u merrte para bizneseve, pranga 57-vjeçarit