TIRANË, 4 shtator /ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të mërkurën leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0.18 lekë, krahasuar me ditën e martë, ndërsa monedha europiane zbriti me 0.05 lekë.
Dollari amerikan u këmbye me 90.20 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 99.73 lekë.
Ndërkohë paundi britanik u këmbye me 118.39 lekë ose 0.16 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 106.21 lekë ose 0.16 lekë më pak se një ditë më parë.
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 90.20 | -0.18 | |
| Euro | EUR | 99.73 | -0.05 | |
| Poundi Britanik | GBP | 118.39 | -0.16 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 106.21 | +0.16 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 62.12 | +0.13 | |
| Dollari Australian | AUD | 60.56 | -0.36 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 66.56 | -0.27 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.75 | -0.02 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.43 | -0.07 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.37 | -0.01 | |
| SDR | SDR | 121.15 | -0.56 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 223620.23 | -2,684.06 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 2519.32 | -42.91 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.67 | -0.02 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.67 | -0.02 | |
| Lira Turke | TRY | 2.65 | -0.01 | |























