Ballina Aktualitet

KPK shkarkon prokurorin e Korçës, Dashnor Nure

TIRANË, 4 shtator/ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi sot shkarkimin e prokurorit të Korçës Dashnor Nure pas vetingut në të tri kriteret.

Nures iu kalua barrë prove në lidhje me adresat e banimit dhe dy banesave nga të afërmit në të cilat ai kishte jetuar. Po ashtu atij iu gjetën pamundësi financiare në disa vite.  Nure i kundërshtoi gjetjet dhe pretendoi se ato ishin virtuale dhe jo realiteti.

Procesi i vetingut për Nuren u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Alma Faskajn. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar, ishte i pranishëm, Gerrit Sprenger.

Dashnor Nure e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 si prokuror në Prokurorinë e Kolonjës. Prej vitit 2007, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Korçë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Ministri i Jashtëm, Kuleba njofton largimin nga qeveria
Artikulli tjetërMalaj: Mbi 4700 biznese të reja dhe 13 mijë pozicione të reja pune