Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 3 shtator 2024

TIRANË, 3 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të depërtmit të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët më pas shtim gradual vranësirash mesatare dhe hera-herës në relievet kodrinore – malore deri të dendura. Vranësirat në relievet kodrinore – malore të vendit do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët. Në relievet e larta malore dhe zonat luginore pranë relieveve malore të vendit në periudha tepër afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim  veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 5-7 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 23/36 Diell re pak shi
Kukës 17/34 Diell re pak shi
Lezhë 22/35 Diell re pak shi
Dibër 17/32 Diell re pak shi
Durrës 23/36 Diell re pak shi
Tiranë 23/35 Diell re pak shi
Elbasan 22/35 Diell re pak shi
Berat 20/35 Diell re pak shi
Vlorë 22/33 Diell re pak shi
Korçë 18/30 Diell re pak shi
Gjirokastër 17/33 Diell re pak shi
Sarandë 23/33 Diell re pak shi

 

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIZRAEL – Gjykata urdhëron sindikatat të përfundojnë grevën për vrasjet e pengjeve
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 03/9/2024