Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë, 6 korrik

TIRANË, 6 korrik /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i depërtimit të Anticiklonit afrikan mbi rajonin e Ballkanit.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në juglindje në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/34 Diell
Kukës 17/31 Diell re
Lezhë 22/35 Diell
Dibër 15/30 Diell re
Durrës 21/35 Diell
Tiranë 23/36 Diell
Elbasan 20/36 Diell re
Berat 20/36 Diell re
Vlorë 21/35 Diell
Korçë 16/27 Diell re
Gjirokastër 18/36 Diell re
Sarandë 23/36 Diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEURO2024 – Penalltitë ndihmojnë Francën drejt gjysmëfinaleve, pas barazimit me Portugalinë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 06/7/2024