TIRANE, 25 tetor/ATSH/- Dekreti i Presidentit Meta për Teatrin e ri është përfshirë në rend të ditës në seancën e sotme parlamentare për shqyrtim dhe votim.
Pas përfundimit të listës së diskutantëve për ligjin për parandalimin e pijeve energjike për personat nën 18 vjeç, Parlamenti votoi për kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla për përfshirjen e dekretit në seancë plenare.
73 deputetë votuan pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim për futjen në rend dite të pr/ligjit për Teatrin e ri. /a.g/























