TIRANË, 5 qershor /ATSH/ Një tjetër lagje në kryeqytet i është nënshtruar rehabilitimit. Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në Njësinë 4, duke përfunduar me sukses sistemimin e sheshit të pallateve te rruga “Pjetër Dungu”.
Banorët e kësaj zone jo vetëm që nuk do të vuajnë më nga balta në dimër dhe pluhuri në verë, por kanë tashmë dhe hapësira çlodhëse dhe parkim për automjetet e tyre.
Kryebashkiaku Veliaj ka siguruar banoret e kryeqytetit se ky mandat do të shënojë investime në çdo rrugicë.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.












