Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel, 26 maj

TIRANË, 26 maj /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Reshjet pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët deri mesatar. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar. Në intervale të shkurtra kohore priten reshje shiu në formën e shtrëngatave.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi deri në 10 m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj: Krenar teksa dëgjon historitë e guximshme të shqiptarëve të suksesshëm
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 26/5/2024