Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel, 12 maj 2024

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare e hera herës të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites më së shumti në zonën e jugut. Në zonën e jugut reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra si dhe lokalisht breshër.

Në zonën e qendrës reshje kryesisht në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë. Nga orët e mbrëmjes ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin. Mjegullinë përgjatë zonave luginore nga orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim perëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me shpejtësi 6-9 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/26 Diell re
Kukës 13/23 Diell re
Lezhë 16/26 Diell re
Dibër 9/23 Diell re
Durrës 13/27 Diell re
Tiranë 16/28 Diell re shi
Elbasan 14/27 Diell re shi
Berat 13/27 Diell re shi
Vlorë 16/25 Diell re shi
Korçë 11/18 Diell re shi
Gjirokastër 13/23 Diell re shi
Sarandë 16/24 Diell re shi

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNesër Tirana binjakëzohet me Venecian, Veliaj: Do të kemi bashkëpunim të frytshëm

Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 12/5/2024