Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 10 maj 2024

TIRANË, 10 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura më të theksuara në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në periudha afatshkurtra deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet kodrinore – malore në periudha tepër afatshkurtra reshjet në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Mjegullinë përgjatë zonave luginore nga orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me shpejtësi 6-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/24 Diell re shi
Kukës 10/22 Diell re shi
Lezhë 11/24 Diell re shi
Dibër 9/22 Diell re shi
Durrës 11/23 Diell re shi
Tiranë 14/25 Diell re shi
Elbasan 12/26 Diell re shi
Berat 11/25 Diell re shi
Vlorë 12/23 Diell re shi
Korçë 7/21 Diell re shi
Gjirokastër 8/24 Diell re shi
Sarandë 12/22 Diell re shi

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdahet nga jeta pas një komplikacioni shëndetësor, prokurori i Elbasanit, Durim Bedini
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 10/5/2024