Ballina Flash

“Abissnet Superiore”, përfundon java e 35-të, fitojnë Egnatia, Partizani e Teuta

TIRANË, 8 maj /ATSH/ U luajt ditën e sotme java e 35-të e kampionatit “Abissnet Superiore”, teksa të gjitha takimet u zhvilluan në të njëjtin orar, 16:00, sipas FSHF.

Ekipi i Egnatias triumfoi në stadiumin “Elbasan Arena” ndaj Dinamo City me rezultatin 1-0, duke mbyllur edhe llogaritë për vendin e parë.

Ndërsa Partizani mori fitoren e radhës në “Kukës Arena” ndaj Kukësit, pasi triumfoi 0-1 dhe ngjitet në vendin e dytë në kampionat.

Klasikja e futbollit shqiptar Tirana – Vllaznia, që u zhvillua në stadiumin “Air Albania” përfundoi në barazim pa gola, 0-0. Vllaznia zbret në vendin e tretë në kampionat, ndërsa Tirana renditet e pesta me pikë të barabarta me Teutën dhe Dinamo City.

Po sot, Teuta mundi Erzenin me rezultatin e thellë 3-0, ndërsa sfida Skënderbeu-Laçi, përfundoi në barazim 1-1.

Skënderbeu ndodhet në vendin e katërt me një pikë më shumë se Tirana, Teuta dhe Dinamo City, teksa gjithçka do të vendoset në javën e fundit për vendin e katërt që do të marrë pjesë në “Final 4”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Xibraka”, Rama: SPAK ka të gjithë mundësinë ta ndajë të vërtetën nga shpifja
Artikulli tjetërMV – Mbyllen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale