Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë, 8 maj

TIRANË, 8 maj /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa e të ngrohta, me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura. Vranësirat në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht në formë shtrëngatash në relievet malore në lindje.

Në orët e vona të mbrëmjes reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave në zonën e jugut dhe qendër. Këto reshje në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Mjegullinë përgjatë zonave luginore nga orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-3 m/sek. Ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të fryjë me shpejtësi 5-8 m/sek, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/28 Diell re shi
Kukës 14/26 Diell re shi
Lezhë 13/27 Diell re shi
Dibër 11/27 Diell re shi
Durrës 15/27 Diell re shi
Tiranë 16/29 Diell re shi
Elbasan 14/29 Diell re shi
Berat 12/30 Diell re shi
Vlorë 15/29 Diell re shi
Korçë 9/26 Diell re shi
Gjirokastër 12/27 Diell re shi
Sarandë 14/27 Diell re shi

                           

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkia Pogradec nis punimet për ndërtimin e dy rrugëve rurale në Mokër
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 08/5/2024