Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë, 4 maj 2024

TIRANË, 4 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet kryesisht me kthjellime por edhe alternime të herëpashershme vranësirash mesatare deri të dendura. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe afatshkurtra me intensitet të ulët. Në relievet malore reshjet në periudha po prapë të shkurtra me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Mjegull / mjegullinë në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë  me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era bëhet relativisht intensive dhe fiton shpejtësi deri 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/25 Diell re shi
Kukës 11/24 Diell re shi
Lezhë 15/24 Diell re shi
Dibër 9/21 Diell re shi
Durrës 14/26 Diell re shi
Tiranë 15/24 Diell re shi
Elbasan 13/26 Diell re shi
Berat 12/25 Diell re shi
Vlorë 15/22 Diell re shi
Korçë 7/20 Diell re shi
Gjirokastër 10/24 Diell re shi
Sarandë 16/23 Diell re shi

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Parku “Vala” në Durrës, argëtim për fëmijë e të rinj
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 04/5/2024