Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 3 maj 2024

TIRANË, 3 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare e të dendura dhe kthjellime. Duke filluar prej orëve të para të mëngjesit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar hera –herës me shkarkesa elektrike. Nga orët e pasdites reshjet humbasin intensitet. Mjegull / mjegullinë në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë  me drejtim nga perëndimi me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/22 Re shi diell
Kukës 8/22 Re shi diell
Lezhë 13/20 Re shi diell
Dibër 10/19 Re shi diell
Durrës 11/23 Re shi diell
Tiranë 15/21 Re shi diell
Elbasan 13/23 Re shi diell
Berat 14/22 Re shi diell
Vlorë 12/20 Re shi diell
Korçë 8/18 Re shi diell
Gjirokastër 11/22 Re shi diell
Sarandë 13/21 Re shi diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOsmani takim me Hovenier: I padrejtë vazhdimi i masave ndëshkuese të BE-së
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 03/5/2024