Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 26 prill 2024

TIRANË, 26 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me kohëzgjatje të orëve me diell gjatë gjithë ditës në të gjithë territorin, ndërsa nuk do të mungojnë alternime të herëpashershme vranësirash të përqendruara kryesisht në relievet malore.

Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë  me drejtim juglindje me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 7-9m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 11/20 Diell re
Kukës 10/16 Diell re
Lezhë 10/20 Diell re
Dibër 7/17 Diell re
Durrës 11/22 Diell re
Tiranë 12/22 Diell re
Elbasan 12/22 Diell re
Berat 12/21 Diell re
Vlorë 11/21 Diell re
Korçë 7/12 Diell re
Gjirokastër 11/18 Diell re
Sarandë 12/23 Diell re

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Shtëpia e Bardhë: Nuk do të ketë kurrë një shtet palestinez me Hamasin
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 26/4/2024