Ballina Ekonomi

Agjenci e re për titujt e pronësisë në vitin 2019

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ – Vitin që vjen do të fillojë nga puna Agjencia e re e Titujve të Pronësisë, që do të fusë në rrugën e zgjidhjes problematikat mbi pronësinë e tokës.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi u shpreh se, duhet çliruar tregu që pastaj të flasim për rritje të produktivitetit dhe rritje të ekonomisë në bujqësi.

“Besoj se vitin që vjen do të fillojë nga puna agjencia e re e titujve të pronësisë që do të integrojë brenda vetes disa agjenci dhe do të realizojë unifikimin e hartave, që është dhe shkaku kryesor pse krijohen mbivendosje dhe probleme në regjistrimin e titujve të  pronësisë”, – theksoi Peleshi.

“Ne do të hyjmë me shpejtësi në një proces që shpresoj që do të përmbushë angazhimin tonë politik për ta zgjidhur çështjen e titujve të pronësisë, të paktën në fshat, brenda këtij mandati”, – tha ministri. /e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Faleh: Riadi nuk do të vendosë embargo ndaj naftës
Artikulli tjetërTOKIO – Japonia i kërkon FB përmirësimin e mbrojtjes së të dhënave