Ballina Flash

Në Zveçan nuk voton askush

PRISHTINË, 21 prill/ATSH/-Pesë qendrat e votimit në komunën e Zveçanit, objekti i komunës në Zveçan, shkollat “Isa Boletini” në fshatrat Zhazhë e Kelmend, “Rajska Banja” në Banjskë dhe objekti komunal në Zhitkovc, të cilat kanë shërbyer për votimin pro ose kundër largimit nga funksioni i kryetarit Ilir Peci janë mbyllur me kohë në ora 19:00.

Gjatë këtij procesi gjithçka është zhvilluar normalisht dhe nuk ka pasur ndonjë incident, ndërsa është vërejtur prani e strukturave të sigurisë afër këtyre qendrave.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këtë komunë ka qenë 7 mijë e 209, ndërsa nuk ka pasur qytetarë të interesuar për të marrë pjesë në këtë proces.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress gjysmë ore para mbylljes së qendrave Xhevdet Gaxheri, monitorues nga KQZ-ja. “Qytetarët nuk kanë shprehur dëshirë për të votuar pro ose kundër shkarkimit, që rrjedhimisht i bie se nuk ka pasur votues deri në këto momente”, ka thënë Gaxheri. /KosovaPress

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDështon nisma për largimin e kryetarëve në veri
Artikulli tjetërOsmani kërkon nga BE të heqë masat ndëshkuese pas votimit në veri