Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë, 13 prill 2024

TIRANË, 13 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit të masave ajrore të ngrohta dhe të thata me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët me kohëzgjatje të orëve me diell si dhe vranësira të pakta kalimtare të larta transparente në orët e mesditës. Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 6-8 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/30 Diell
Kukës 13/27 Diell
Lezhë 22/30 Diell
Dibër 11/27 Diell
Durrës 14/30 Diell
Tiranë 16/30 Diell
Elbasan 15/31 Diell
Berat 11/30 Diell
Vlorë 15/27 Diell
Korçë 11/26 Diell
Gjirokastër 10/29 Diell
Sarandë 14/30 Diell

 

                 

           

                           

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama publikon fotoalbumin: Vizita e nivelit më të lartë shtetëror në historinë diplomatike me Francën
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/4/2024