Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 9 prill 2024

TIRANË, 9 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme  si dhe vlera të larta presioni si rezultat i depërtimit të Anticiklonit Afrikan dhe ai i Azoreve. Shoqëruar me vlera të larta të presionit atmosferik dhe temperatura të larta.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me kohëzgjatje të orëve me diell, nërsa vranësira mesatare të tipit transparent kalimtare priten të jenë të pranishme në orët e mesditës më pas mot i kthjellët.

Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 8-10m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/29 Diell
Kukës 12/23 Diell
Lezhë 16/28 Diell
Dibër 11/25 Diell
Durrës 13/28 Diell
Tiranë 15/28 Diell
Elbasan 13/29 Diell
Berat 11/29 Diell
Vlorë 11/28 Diell
Korçë 10/22 Diell
Gjirokastër 9/28 Diell
Sarandë 13/26 Diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakROME – Arrestohet një anëtar i dyshuar i Shtetit Islamik
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 09/4/2024