TIRANË, 7 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme falë depërtimit të masave ajrore jugore si rezultat i aktivitetit të Anticiklonit Afrikan mbi rajonin e Ballkanit.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites kryesisht të larta dhe transparente. Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor e lugina era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive deri 12-16 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 12/28 | Diell |
| Kukës | 10/24 | Diell |
| Lezhë | 12/27 | Diell |
| Dibër | 8/25 | Diell |
| Durrës | 12/26 | Diell |
| Tiranë | 14/27 | Diell |
| Elbasan | 13/28 | Diell |
| Berat | 10/27 | Diell |
| Vlorë | 11/26 | Diell |
| Korçë | 9/24 | Diell |
| Gjirokastër | 7/26 | Diell |
| Sarandë | 12/26 | Diell |






















