Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë, 6 prill 2024

TIRANË, 6 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme  falë depërtimit të masave ajrore jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare në orët e mëngjesit në veri. Më pas mot i kthjellët kohëzgjatje me diell e ku nuk do të mungojë prezenca e reve të larta transparente.

Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor e lugina era fiton shpejtësi deri 10-12m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/25 Diell re
Kukës 10/24 Diell re
Lezhë 11/24 Diell re
Dibër 7/23 Diell re
Durrës 12/24 Diell
Tiranë 12/26 Diell
Elbasan 10/25 Diell
Berat 7/25 Diell
Vlorë 9/25 Diell
Korçë 8/20 Diell re
Gjirokastër 6/25 Diell
Sarandë 11/25 Diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPanairi i Punës, Gonxhja: Prezantohen 6500 vende pune të lira, në dispozicion edhe garancia rinore
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 06/4/2024