Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 2 prill 2024

TIRANË, 2 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa jugperëndimore me origjinë nga Azoret.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare  dhe të dendura gjatë orëve të paradites ndërsa më pas mbizotëron mot i kthjellët në të gjithë territorin. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët me shtrëngata afatshkurtra lokale nga orët e mesnatës deri në orët e para të mëngjesit në veri dhe qendër të vendit. Më pas reshje të dobëta shiu në male në ekstremet veri dhe jug të vendit deri në mesditë. Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e para të mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-6m/s shoqëruar me valëzim në detet të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/21 Re shi diell
Kukës 8/16 Re shi diell
Lezhë 10/21 Re shi diell
Dibër 9/17 Re shi diell
Durrës 12/21 Re shi diell
Tiranë 12/21 Re shi diell
Elbasan 12/21 Re shi diell
Berat 15/22 Re diell
Vlorë 13/22 Re diell
Korcë 10/16 Re diell
Gjirokastër 9/21 Re diell
Sarandë 12/20 Re diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku në kantierin e aksit Orikum-Dukat: Do të mbajë fluksin e trafikut nga Aeroporti i Vlorës drejt jugut
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 02/4/2024