Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 26 mars 2024

TIRANË, 26 mars/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një sistemi frontal shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira të dendura për pjesën më të madhe të 24-orëshit si dhe intervale tepër afatshkurtra me diell. Vranësirat deri në orët e pasdites do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët.

Prej orëve të pasdites reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të territorit.

Në orët e vona të mbrëmjes përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindje – juglindje relativisht intensive me shpejtësi mesatare 3-9 m/s, përgjatë vijës bregdetare e lugina era bëhet tepër intensive dhe shpejtësi 14-20m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 4-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/19 Re shi
Kukës 5/17 Re shi
Lezhë 8/17 Re shi
Dibër 4/14 Re shi
Durrës 11/20 Re shi
Tiranë 13/19 Re shi
Elbasan 11/20 Re shi
Berat 12/22 Re shi
Vlorë 13/22 Re shi
Korçë 7/15 Re shi
Gjirokastër 12/18 Re shi
Sarandë 14/18 Re shi

 

 

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Stuhia gjeomagnetike mund të çaktivizojë përkohësisht sinjalet e radios
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 26/3/2024