TIRANË, 23 mars/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët në mesditë e më pas alternime vranësirash mesatare e hera –herës të dendura të tipit të lartë transparente.
Era do të të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi 1-5m/sek, përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-10 m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 9/18 | Diell re |
| Kukës | 6/17 | Diell re |
| Lezhë | 4/18 | Diell re |
| Dibër | 4/15 | Diell re |
| Durrës | 9/20 | Diell re |
| Tiranë | 10/20 | Diell re |
| Elbasan | 8/20 | Diell re |
| Berat | 5/20 | Diell re |
| Vlorë | 7/20 | Diell re |
| Korçë | 1/14 | Diell re |
| Gjirokastër | 2/17 | Diell re |
| Sarandë | 9/19 | Diell re |






















