Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 21 mars 2024

TIRANË, 21 mars/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët ndërsa nga orët e mesditës dhe më pas edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat në relievet malore hera-herës do të jenë deri të dendura.

Era do të të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 1-8m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/16 Diell re
Kukës 3/13 Diell  re
Lezhë 8/16 Diell  re
Dibër 2/11 Diell  re
Durrës 8/18 Diell  re
Tiranë 10/18 Diell  re
Elbasan 7/18 Diell  re
Berat 5/19 Diell  re
Vlorë 7/19 Diell  re
Korçë 2/9 Diell  re
Gjirokastër 5/17 Diell  re
Sarandë 8/18 Diell  re

 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Blinken sërish në Izrael për bisedime
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 21/3/2024