Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 19 mars 2024

TIRANË, 19 mars/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet vranësira si dhe intervale kthjellimesh. Dita nis me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa përgjatë vijës bregdetare reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet deri në mesatar. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin intensitet dhe territor, duke u përqendruar në relievet malore në juglindje të territorit. Nga orët e mbrëmjes pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin. Mjegull / mjegullinë për shkak të reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim verilindje- veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 10-12m/sek deri nga orët e mesditës, pas orëve të mesditës era fiton shpejtësi 12-15m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 9/19 Re shi diell
Kukës 5/17 Re shi diell
Lezhë 8/18 Re shi diell
Dibër 5/17 Re shi diell
Durrës 10/20 Re shi diell
Tiranë 12/19 Re shi diell
Elbasan 10/18 Re shi diell
Berat 7/20 Re shi diell
Vlorë 10/16 Re shi diell
Korçë 3/14 Re shi diell
Gjirokastër 6/20 Re shi diell
Sarandë 9/18 Re shi diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManja prezanton drejtorin e ri të Burgjeve, Klevis Qose
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/3/2024