Ballina Flash

Pse bananet nuk kanë fara?

ROME, 13 mars /ATSH/ – Banania është fryt i një hibridi steril midis dy specieve. Për fat të mirë si tek fiku dhe ananasi prodhimi i farave nuk është i nevojshëm për të prodhuar fruta.

Kjo do të thotë se riprodhimi i bananes komerciale ndodh vetëm me klonim: kultivuesit i shumëzojnë bimët me prerje, duke marrë individë të rinj identikë.

Molekula e ADN-së, e cila përmban informacionin gjenetik të një organizmi, është e organizuar në struktura të quajtura kromozome. Dhe banania shtëpiake nuk ka fara pikërisht për arsye që lidhen me këto.

Çmimi për të pasur një frut vetëm tul është ai i të pasurit plantacione gjenetikisht homogjene, dhe për këtë arsye shumë më të prekshme ndaj sëmundjeve.

Një banane e quajtur “Gros Michel” u fshi në vitet 1950 për shkak të një kërpudhe që, në mungesë të ndryshueshmërisë, u përhap shpejt nëpër plantacione. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNjë vit nga shpallja e Vjosës Park Kombëtar, Kumbaro: Po punohet për hartimin e Planit të Menaxhimit
Artikulli tjetërRama publikon pamjet: Elbasani ndizet që me natë për Ditën e Verës