Ballina Ekonomi

Leku humb terren ndaj valutave

TIRANË, 23 shkurt /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten leku u nënçmua në raport me monedhat e huaja, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.35 lekë dhe këmbehet me 95.91 lekë, ndërsa euroja fitoi terren me 0.03 lekë dhe këmbehet me 103.78 lekë.

Paundi britanik këmbehet me 121.44 lekë, ose 0.19 lekë më shumë se ditën e enjte.

Ndërsa franga zvicerane krahasuar me një ditë më parë, zbriti në kuotën 108.86 lekë, duke shënuar një rënie me 0.07 lekë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 95.91 +0.35
Euro EUR 103.78 +0.03
Poundi britanik GBP 121.44 +0.19
Franga zvicerane CHF 108.86 -0.07
Jeni japonez (100) JPY 63.63 -0.02
Dollari australian AUD 62.90 -0.05
Dollari kanadez CAD 71.11 +0.06
Korona suedeze SEK 9.29 0.00
Korona norvegjeze NOK 9.09 -0.07
Korona daneze DKK 13.92 0.00
SDR SDR 128.15 +0.47
Ari (OZ 1) XAU 193766.97 -195.62
Argjendi (OZ 1) XAG 2172.69 -33.72
Juani kinez (onshore) CNY 13.32 +0.03
Juani kinez (offshore) CNH 13.30 +0.02
Lira turke TRY 3.09 +0.01

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSefa kërkesë Gjykatës së Lartë: Të zbardhet vendimi për PD, ka tejkalim afati
Artikulli tjetërStrategjia Kombëtare e Agroturizmit, objektiv mbi 1000 njësi agroturistike deri në 2030