Ballina Flash

Llatja: Transformohet qendra e fshatit Fushë-Labinot

TIRANË, 23 shkurt/ATSH/ Në fshatin Fushë-Labinot, 5 km larg Elbasanit, bashkia po vijon investimet për përmirësimin e jetës së banorëve.

Në këtë fshat ka përfunduar rruga e “Kollajve”, dhe vazhdojnë punimet në unazën e fshatit, ndërsa ka përfunduar puna në qendër të fshatit.

Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja inspektoi punimet e investimeve të kryera tashmë, duke e kthyer këtë fshat si një lagje të qytetit.

Llatja e vuri theksin tek shumë projekte që bashkia ka kryer në këtë njësi.

“Një ndër projektet më të mëdha aktuale është ai i kanalizimeve të ujërave të zeza në Mengël, një nga fshatrat më të mëdhenj të kësaj njësie, i cili është drejt konkretizimit”, theksoi Llatja.

“Në lagjen “Qendër” të kësaj njësie ne kemi përfunduar 2 rrugë me një cilësi të lartë, e cila i shërben banorëve, duke i ofruar komoditetin infrastrukturor, pasi ndodhet pranë shkollës dhe xhamisë. Ky investim ishte i domosdoshëm në qendër të fshatit, por edhe një investim me standarde”, tha Llatja.

Kryebashkiaku Llatja shtoi se në vijim do të nisin një sërë investimesh të tjera.

“Bëhet fjalë për unazën e vogël të fshatit, si edhe një lagje të brendshme, ku problem ka qenë vetëm terreni. Ne vijojmë të konsultohemi me banorët, jo të gjitha nuk mund të bëhen përnjëherë, por prioritetet që kemi vendosur në çdo fshat po vijojnë”, tha Llatja.

Sipas tij, rruga i shërben 70 familjeve dhe përfshin asfaltim, ndriçim dhe trotuare.

Në Fushë-Labinot qeveria shqiptare po përgatitet të kryejë një investim të madh ai i bajpasit të Elbasanit, që është hyrja kryesore e Korridorit 8.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërvjetori i gazetës së parë shqiptare “L’albanese d’Italia”
Artikulli tjetërFOKUS – Netanyahu prezanton planin për kontrollin e Rripit të Gazës pas luftës