Ballina Ekonomi

Forcohet leku, monedhat e huaja humbasin terren

TIRANË, 19 shkurt /ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të hënën leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0,15 lekë, krahasuar me fundjavën, ndërsa monedha europiane zbriti me 0,03 lekë.

Dollari amerikan u këmbye me 96.29 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 103.78 lekë.

Ndërkohë paundi britanik dhe franga zvicerane u këmbyen respektivisht, me 121.48 lekë ose 0.12 lekë më shumë dhe 109.36 lekë ose 0.12 lekë më pak se ditën e shtunë.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 96.29 -0.15
Euro EUR 103.78 -0.03
Poundi Britanik GBP 121.48 +0.12
Franga Zvicerane CHF 109.36 -0.12
Jeni Japonez (100) JPY 64.22 +0.05
Dollari Australian AUD 62.96 +0.04
Dollari Kanadez CAD 71.46 -0.08
Korona Suedeze SEK 9.23 0.00
Korona Norvegjeze NOK 9.17 0.00
Korona Daneze DKK 13.92 -0.01
SDR SDR 128.65 -0.20
Ari(OZ 1) XAU 194370.99 +913.31
Argjend(OZ 1) XAG 2227.79 +9.21
Juani Kinez (onshore) CNY 13.38 -0.03
Juani Kinez (offshore) CNH 13.35 -0.01
Lira Turke TRY 3.12 -0.01

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Londra mikpret Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024
Artikulli tjetërNdryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura, Tabaku: Zhvillimi të mos bëhet në kurriz të trashëgimisë natyrore