Ballina Flash

“Mjeshtërit e hershëm shqiptarë”, bashkëbisedim në COD me autoren Varvarica

 TIRANË, 13 shkurt/ATSH/  “Mjeshtërit e hershëm shqiptarë” është libri i autores Suzana Varvarica,  përzgjedhur këtë muaj për projektin e Qendrës për Hapje e Dialog (COD), “Lexojmë autorët tanë”. Suzanan Varvarica është e njohur jo vetëm si studiuese, por edhe si autore e shumë veprave në skulpturë, që gjenden nëpër parqet publike apo dhe institucionet tona kombëtare.

“Lexojmë autorët tanë” këtë muaj vjen si bashkëpunim i COD-it dhe shkollës së mesme “Qemal Stafa”, Tiranë. Libri “Mjeshtërit e hershëm shqiptarë” në vetvete trajton njëzetë mjeshtër të artit të pikturës dhe skulpturës, për të cilët, ndoshta, nuk është lexuar dhe dëgjuar më herët. Ata dhe veprat e tyre të përzgjedhura bëjnë pjesë në historinë e artit shqiptar të fillimit dhe mesit të shekullit XX. Jeta dhe krijimtaria, datat dhe vendlindjet e tyre, sfondi historik dhe shoqëror, edukimi, arsimimi dhe formimi i tyre artistik vijnë përmes bashkëbisedimit të autores me nxënësit.

Varvarica ndaj artit është njësuar me profesionin e skulptores, pa e penguar përfshirjen e saj në fusha të ndryshme; që nga skulptura, kinematografia dhe filozofia e arteve moderne.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAMP: Merret masë ndaj inspektorit, lejoi daljen e të miturit nga Shqipëria pa prokurë
Artikulli tjetërRama: Vende të mëdha shtojnë peshën e prurjeve turistike, janari lajmëron për vit fantastik