Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 13 shkurt 2024

TIRANË, 13 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme si pasojë e masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë veriore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave kryesisht në relievet malore në lindje. Reshje me intensitet të ulët edhe në zonën e jugut në orët e pasdites. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e mëngjesit në zonat luginore në orët e mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi 8-12m/s, shoqëruar me valëzim të lartë në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/16 Diell re
Kukës 3/14 Diell re shi
Lezhë 4/16 Diell re
Dibër 1/11 Diell re shi
Durrës 5/17 Diell re
Tiranë 6/16 Diell re
Elbasan 4/17 Diell re
Berat 4/18 Diell re shi
Vlorë 6/18 Diell re
Korçë 0/12 Diell re
Gjirokastër 3/16 Diell re
Sarandë 6/17 Diell re

 

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManja pret përfaqësuesin e UNICEF-it Ṣahin: Kuadër normativ për mbrojtjen e fëmijëve
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/02/2024