TIRANË, 30 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata por të ftohta.
Moti parashikohet me vranësira të pakta, kalimtare në orët e paradites përgjatë relieveve malore në veri të vendit. Më pas mot i kthjellët në të gjithë territorin dhe kohëzgjatje të orëve me diell. Prani e ngricave përgjatë akseve rrugore në relievet malore. Prezencë e mjegullës së dendur/mjegullinës dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 10-14m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 0/11 | Diell |
| Kukës | 2/6 | Diell |
| Lezhë | 2/11 | Diell |
| Dibër | -4/6 | Diell |
| Durrës | 2/14 | Diell |
| Tiranë | 2/13 | Diell |
| Elbasan | 3/13 | Diell |
| Berat | -2/13 | Diell |
| Vlorë | 2/13 | Diell |
| Korçë | -4/4 | Diell |
| Gjirokastër | -3/10 | Diell |
| Sarandë | 3/14 | Diell |






















