TIRANË, 17 tetor /ATSH/ Në ditën ndërkombëtare të luftës kundër varfërisë, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla u shpreh e vetëdijshme për domosdoshmërinë e thellimit të reformës arsimore, për të krijuar një arsim gjithpërfshirës.
Nikolla tha se investimi në moshë të hershme është prioritet, pasi ai kthehet pas shumëfish.
“UNICEF flet gjithashtu edhe për të tjera rezultate në arsimin parashkollor, po duhet të rrisim pagat e mësuesve deri në 40%. Nuk duhet të harrojmë si formoheshin mësuesit më parë. Sistemi ynë i arsimit të lartë prodhonte mësues part-time dhe nga universitete që u mbyllën”, – tha ajo.
“Ne duhet të rrisim buxhetin për arsimin. Investimi në infrastrukturë nuk vlen, nëse futen në sistem mësues jo cilësorë. Sot programet e mësuesisë pranojnë studentë me mesatare mbi 7. Kemi bërë llogari për buxhetin që shkonte për diploma false dhe për universitete piramida që konkurronin gjithë sistemin tonë”, – theksoi Nikolla. /j.p/











