TIRANE, 22 janar/ATSH/ Shërbimi Metrotologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta në juglindje në relievet malore.
Prani e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore.
Mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim nga veri-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësideri në 10m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 0/13 | Diell |
| Kukës | -6/4 | Diell |
| Lezhë | -1/11 | Diell |
| Dibër | -7/7 | Diell |
| Durrës | 1/16 | Diell |
| Tiranë | -1/16 | Diell |
| Elbasan | -1/13 | Diell |
| Berat | 2/17 | Diell |
| Vlorë | 2/15 | Diell |
| Korcë | -7/3 | Re diell |
| Gjirokastër | -1/13 | Diell |
| Sarandë | 3/13 | Diell |





















