RIGË, 18 janar /ATSH-ANSA/ – Letonia ka nisur procesin e dëbimit të 985 shtetasve të Federatës Ruse me banim në shtetin baltik, të cilët pasi kanë dështuar në provimin e gjuhës (niveli A2), i kërkuar për lëshimin e lejes së qëndrimit, nuk kanë kërkuar një dokument qëndrimi të përkohshëm.
Këtyre personave, organet kompetente u kanë dërguar një njoftim për t’u larguar nga vendi brenda dy javësh nga marrja e dokumentit të dëbimit ose për të rregulluar menjëherë statusin e tyre ligjor.
Kalimi i testit të gjuhës për rinovimin e lejeve të qëndrimit u fut në verën e vitit 2022 dhe ka të bëjë ekskluzivisht me shtetas të huaj./ /a.i/












