TIRANË, 12 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira të pakta deri mesatare në orët e para të mëngjesit ndërsa më pas kemi shpërbërje të tyre dhe dominim të motit të kthjellët në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë rënie, që më e ndjeshme do të jetë në vlerat minimale ndërsa vlen për tu theksuar prezenca e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore ktyesisht në relievet malore.
Mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa hera-herës përgjatë vijës bregdetare, sidomos në veriperëndim fiton shpejtësi 11-16m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | -2/6 | Diell |
| Kukës | -4/2 | Diell |
| Lezhë | 0/9 | Diell |
| Dibër | -4/2 | Diell |
| Durrës | 0/14 | Diell |
| Tiranë | 0/13 | Diell |
| Elbasan | -1/10 | Re diell |
| Berat | 0/13 | Re diell |
| Vlorë | 2/13 | Diell |
| Korçë | -2/2 | Re diell |
| Gjirokastër | 0/8 | Re diell |
| Sarandë | 3/14 | Diell |






















