Ballina Flash

Kumbaro: Jemi afër realizimit të turizmit gjithëvjetor

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi sot se, jemi afër realizimit të turizmit gjithëvjetor.

Në konferencën për analizën vjetore të ministrisë, Kumbaro foli për turizmin gjithëvjetor.

“Gjëja tjetër pozitive, nëse ishim mësuar se sezoni binte në shtator, vijojmë të kemi flukse të larta gjatë gjithë vitit. Jemi afër realizimit të turizmit gjithëvjetor”, u shpreh Kumbaro.

“Praktikisht menaxhimi, organizmi për rajonet e plazhit dhe niveli i pastërtisë ka një tjetër organizim më të mirë. Për 2024, i kemi mbyllur që vjen organizimin e hapësirave publike dhe atyre që jepen për menaxhim të përkohshëm të plazheve.  Brenda marsit mbyllen të gjitha kontratat janë 1917 aplikime”, tha Kumbaro.

“Në 2023 rritëm sipërfaqen e plazheve publike. Gjatë 2023 kishim 50 % plazhe private dhe 50 % publike, kemi rregulla më strikte që kanë të bëjnë me pastërtinë, informacionin për turistët, rojet vrojtuese. Qeratë arkëtohen nga bashkitë. 480 milionë lekë u arkëtuan për bashkitë nga menaxhimi i plazheve”, nënvizoi Kumbaro.

Ministrja bëri të ditur se, do të vijojë në 2024 operacioni ‘plazhe të pastra’.

“Është bërë një punë e madhe, dhe do vijojë me intensifikim për operatorët turistikë detarë. Kemi patur vetëm në 2023, mbërritëm në 107 operatorë të siguruar”, tha ministrja.

“Turizmi detar është aktivitet i viteve të fundit, tashmë me ligjin e turizmit detar, kemi një ndryshim të jashtëzakonshëm. Periudha e aplikimeve dhe shqyrtimeve janë të hapura gjatë gjithë vitit. Të vijnë të pajisen me certifikatë pasi të kenë përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara nga ligji’, u shpreh ajo.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKumbaro: Shqipëria një ndër 10 destinacionet që sugjerohet në vitin 2024 në Britani
Artikulli tjetërBraimllari: Refuzimi i amendamenteve tona në këshillin bashkiak të Tiranës, mungesë vullneti