Ballina Bota

GJERMANI – Pistorius kërkon rikthimin e rekrutimit ushtarak

BERLIN, 16 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius po kërkon të rifusë një formë të rekrutimit ushtarak sipas modelit suedez.

“Ndërkohë që ministria po shqyrton të gjitha opsionet për të kundërshtuar mungesën e personelit në ushtrinë gjermane, Bundeswehr, çdo model do të kërkonte një shumicë politike”, tha Pistorius.

Shërbimi ushtarak u pezullua në Gjermani në vitin 2011 pasi ishte në fuqi për 55 vjet. Menjëherë pas marrjes së detyrës në janar, Pistorius e përshkroi vendimin si një gabim që nuk mund të korrigjohej lehtë.

Gjatë një debati mbi këtë çështje në shkurt, kancelari Olaf Scholz refuzoi një kthim të rekrutimit ushtarak.

“Në atë kohë, kishte arsye për pezullimin e rekrutimit. Por kthimi pas ishte një gabim”, tha Pistorius për “Die Welt”.

Pistorius shtoi se rikthimi i rekrutimit ushtarak do të ishte problematik, strukturor, kushtetues dhe politik, dhe për këtë arsye ai po kërkonte modele të tjera.//a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurti për Fondin Sovran: Do të jemi shembull për shtetet dhe qeveritë e tjera
Artikulli tjetërRUSI – Aleatët e Kremlinit bashkohen për të emëruar kandidaturën e Putinit në zgjedhjet e marsit ​