Ballina Bota

FOKUS – ”Time”: Taylor Swift personi i vitit

UASHINGTON, 6 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Këngëtarja e famshme amerikane, Taylor Swift është shpallur personi i vitit nga revista ”Time”.

Ajo fitoi ndaj presidentit rus Putin dhe atij kinez, Xi Jinping.

Ylli i popit ishte në shoqërinë e personazheve të tjerë të skenës ndërkombëtare si mbreti Charles III, kreu i FED, Jerome Powell, CEO i OpenAI, Sam Altman apo gjyqtarëve që janë  në gjyqin e ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Vitin e kaluar, ”Time” shpalli si personin e vitit presidentin, Volodymyr Zelensky.

Kopertina e personit të vitit nuk përbën domosdoshmërisht një vlerësim.

Në vitin 1938 ky çmim iu dha Adolf Hitlerit dhe në vitin 1942 Stalinit.

Në vitin 1979 iu dha ajatollah Khomeinit.

Kopertina të tjera kanë shkuar për presidentin Joe Biden, kancelaren gjermane, Angela Merkel, papa Françeskun dhe Greta Thunberg./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakI jepet lamtumira e fundit Mirush Kabashit, homazhet në Muzeun Historik Kombëtar
Artikulli tjetërReshje dëbore në Theth, Beci: Mjetet borëpastruese në terren