Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 5 dhjetor 2023

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si edhe alternime kthjellimesh përgjatë Ultësirës Perëndimore. Në orët e pasdites përgjatë vijës bregdetare reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Mjegullinë lokale nëpër zonat luginore në orët e para të mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina në orët e mesditës e në vazhdim era fiton shpejtësi 10-15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/7 Re diell
Kukës 7/13 Re diell
Lezhë 9/14 Re diell
Dibër 2/6 Re diell
Durrës 10/17 Re diell
Tiranë 9/18 Re diell
Elbasan 8/16 Re diell
Berat 6/16 Re diell
Vlorë 10/17 Re diell
Korçë 5/6 Re diell
Gjirokastër 6/18 Re diell
Sarandë 12/20 Re diell

  

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMOSKE – Putin planifikon një udhëtim në Arabinë Saudite dhe EBA
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 05/12/2023