Ballina Flash

Parashikimi i motit, e hënë, 27 nëntor 2023

TIRANE, 27 nëntor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të thata dhe të qëndrueshme si dhe njëkohësisht të frohta me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa duke filluar nga orët e pasdites dhe kryesisht mbrëmjes shtim gradual të vranësirave deri të dendura.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtesi mesatare deri në 8m/sek, e cila në orët e mbrëmjes fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive deri në 14-18m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe lugina. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës nga 1-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 0/7 Diell re
Kukës -7/0 Diell re
Lezhë -3/6 Diell re
Dibër -8/-2 Diell re
Durrës 0/10 Diell re
Tiranë -1/9 Diell re
Elbasan -2/8 Diell re
Berat -3/8 Diell re
Vlorë -1/10 Diell re
Korcë -6/2 Diell re
Gjirokastër -5/6 Diell re
Sarandë -1/9 Diell re

 

          

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI – 13 marinarë të zhdukur pas fundosjes së një anijeje mallrash në Lesbos
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/11/2023