Ballina Flash

TKOB, koncert xhaz bazuar mbi veprën e Xhani Rodarit

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/ Mësuesit e Jazz-it të Konservatorit “Carlo Gesualdo da Venosa” do të sjellin kompozime origjinale, me fragmente shkrimesh e poezish të njërit prej shkrimtarëve me më shumë influencë në letërsinë italiane, Gianni Rodari.

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shprehet se krahas këtyre kompozimeve origjinale, edhe një album i rëndësishëm i kantautorit të njohur, Sergio Endrigo, për të cilin Gianni Rodari është kujdesur për të gjithë pjesën letrare, do të vijë për kënaqësinë e artdashësve të muzikës jazz. “Koncerti do të zhvillohet më 22 nëntor, në hollin koncertor të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit”, njofton TKOB.

Xhani Rodari (23 tetor 1920 – 14 prill 1981) ka qenë shkrimtar dhe gazetar italian, i mirënjohur për librat e tij për fëmijë. Ai fitoi çmimin “Hans Christian Andersen” në vitin 1970 dhe konsiderohet si autori italian më i njohur për fëmijë i shek. XX. Librat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë, madje edhe në gjuhën shqipe.

Koncerti që do të zhvillohet nesër, vjen në vijim të të tjera shfaqjeve dhe koncerteve që TKOB ka vënë në skenë për fëmijët.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – DASH: SHBA të përkushtuara ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor si kundërpeshë ndaj ndikimit rus
Artikulli tjetër“21 Janari”, Balla: Vendimi i Strasburgut nxjerr në pah dështimet shumëvjeçare të drejtësisë