Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 21 nëntor 2023

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime kryesisht në zonën e qendrës dhe jug. Vranësirat e dendura në zonën e veriperëndimit do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë. Reshjet në këtë zonë do të jenë në periudha afatshkurtra problematike në formën e stuhive të forta dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër. Në qendër dhe jug reshjet të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Mjegull / mjegullinë në orët e para të mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-10m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era intensive dhe relativisht problematike dhe fiton shpejtësi deri në 15-20m/sek.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/18 Re shi
Kukës 5/14 Diell re shi
Lezhë 5/17 Re shi
Dibër 2/15 Diell re shi
Durrës 9/20 Diell re shi
Tiranë 9/20 Diell re shi
Elbasan 6/19 Diell re shi
Berat 4/22 Diell re shi
Vlorë 10/23 Diell re shi
Korçë 2/15 Diell re
Gjirokastër 2/18 Diell re shi
Sarandë 10/20 Diell re shi
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 21/11/2023