Ballina Flash

Konstituohet Këshilli Kombëtar i Rinisë

TIRANË, 15 nëntor /ATSH/ Këshilli Kombëtar i Rinisë u konstituua me 8 përfaqësues nga organizatat rinore dhe për të rinjtë, 6 përfaqësues nga Këshillat Studentorë, 2 përfaqësues nga AMVV, dhe nga drejtori i Agjencisë Kombëtare e Rinisë, AKR.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi u shpreh se, në mbledhjen e parë u zgjodh zëvendëskryetarja e këshillit, nga Këshillat Studentorë dhe u ndanë detyrat e gjithsecilit për dy vitet e ardhshme.

Më tej u diskutua mbi ndërveprimin që duhet të kenë me Këshillat Vendorë Rinorë, si edhe rreth shpalljes së thirrjes për infrastrukturë rinore për njësitë e vetëqeverisjes vendore.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEURO2024 – UEFA zbulon topin zyrtar të kampionatit
Artikulli tjetërKomisioni për Sigurinë Kombëtare vizitë monitoruese në ambientet e DVP Berat